
Një 58-vjeçar u gjet i pajetë në banesën e tij në lagjen ‘13 Shtatori’ në qytetin e Beratit. Viktima, që u gjet i vetëvarur në një nga dhomat e shtëpisë u gjet nga bashkëshortja e tij, e cila njoftoi policinë.
Viktima është identifikuar si shtetasi Y. R. ndërsa në trupin e të ndjerit nuk janë konstatuar shenja dhune, duke përforcuar dyshimet se bëhet fjalë për vetëvrasje.
Në vendngjarje, sipas raportimeve, policia gjeti një letër të lënë nga viktima, në të cilën ai i kërkonte ndjesë bashkëshortes dhe shpjegonte gjendjen e tij të rënduar psikologjike.
Ai shprehej se, për shkak të përkeqësimit të sëmundjes dhe rrezikut për paralizë të plotë, nuk dëshironte të bëhej barrë për familjen.
Lini një Përgjigje