TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Maj 2025, 14:49

Qëlloi vëllanë me thikë, në pranga 73-vjeçari në Malësinë e Madhe

Shkruar nga Pamfleti

Qëlloi vëllanë me thikë, në pranga 73-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Malësi të Madhe, ku një 73-vjeçar goditi me mjet prerës (kmesë) vëllain e tij, 62 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, ditën e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në spitalin e Shkodrës, ishte dërguar për të marrë mjekim, shtetasi H. K., kanë organizuar menjëherë punën për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi H. K., 62 vjeç, ishte dëmtuar në kokë pasi ishte goditur me mjet prerës (kmesë), nga vëllai i tij, shtetasi C. K., gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Në vijim të veprimeve, u kap dhe u arrestua shtetasi Caf Kuka, 73 vjeç, banues në fshatin Gruemirë-Çezme. Mjeti prerës (kmesë) u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Shtetasi H. K. vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën", njofton policia. 

 

 

Lini një Përgjigje