TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Tetor 2023, 14:11

"Ore, Mero Bazen e solle ti?"/ Zbulohen të tjera përgjime nga dosja e kontrabandës së ilaçeve

Shkruar nga Pamfleti

"Ore, Mero Bazen e solle ti?"/ Zbulohen të tjera përgjime

Pas operacionit policor kundër trafikut të ilaçeve, është zbardhur dosja e plotë e përgjimeve, ku anëtarët e grupit komunikojnë me njëri-tjetrin.

Një prej bisedave të shumta që hetuesit administruan në Whatsapp mes Devis Beqirit dhe personave të tjerë të përfshirë në kontrabandën e ilaçeve, interesant është ajo që zhvillon me Albert Bakajn.

Në komunikimin e tyre zhargon ata i referohen një medikamenti me emrin “Mero Baze”, edhe pse nuk kuptohet saktë se për cilin bëhet fjalë.

Albert Bakaj: Ore, Mero Bazen e solle ti?

Devis Beqiri: Jo, të hënën. Nuk ke ti? 10 i kam.

Albert Bakaj: Nuk i dua më për të hënën, dua lekët.

Devis Beqiri: Ok, pa merak!

Kujtojmë se 16 persona u arrestuan nga policia e Tiranës dhe dy të tjerë u shpallën në kërkim pas akuzave për kontrabandë ilaçesh.

Me urdhër të Prokurorisë së Tiranës u bë i mundur arrestimi i 16 personave që tregtonin ilaçe të kontrabanduara, nga Greqia, Italia dhe Kosova.

operacion policor kontrabande ilace

Lini një Përgjigje