
Si rezultat i finalizimit të operacionit “Rrugëtimi”, u arrestuan 16 shtetas dhe 2 të tjerë u shpallën në kërkim, ndërsa u sekuestruan medikamente të kontrabanduara nga Itali, Greqia dhe Kosova me vlerë rreth 50 mijë euro.
Në dosjen e shqyrtuar nga prokurori, Bledar Valikaj, e siguruar nga "ABC News", zbardhen edhe disa biseda të WhatsApp të bëra mes disa anëtarëve të grupit.
Dy anëtarët që i bisedës së mëposhtme janë Devi dhe Alber Elbasan.
Në bisedë Devi i kërkon Albertit, 50 cop (ilaçe) me 90 (çmimi për secilin), por me një kusht që lekët të japë në dorë.
E teksa Alberti i pyet nëse ai përfiton ndonjë gjë ky kjo lëvizje, Devi i thotë me ironi ‘një buzëqeshje’.
Por kjo lëvizje duket se nuk shkon sipas planeve të Devit, pasi anëtari tjetër që ka medikamentet, kërkon 110 për medikament, pasi i ka të shitura, këtu Devi heq dorë.
Por ai që nuk heq dorë është Alberti, i cili i gjen Devit diku tjetër 20 copë me 95, dhe në fund duket se bien dakord.
Pjesë nga biseda:
Devi: Mgies!
Devi: Pyete cik atë tipin e fakires
Albert Elbasan: Çbën
Devi: 50 cop me 90 ti jep
Devi: Lek dore
Albert Elbasan: Po unë ça fitoj?
Devi: Një buzëqeshje
Devi: Si fitova unë te meri
Devi: Mero
Devi: Bëji pazar ore
Devi: 85
Devi: Po gy
Albert Elbasan: Lëri numrat
Devi: Unë të mësoj ty
Devi: Y
Albert Elbasan: Ja ta pyes
Devi: Kelet në dorë jo llafe
Albert Elbasan: Po 5 i dua unë
Devi: Unë 90 jap
Devi: Ti bej çtë duash
Albert Elbasan: I kam rritur më tha nuk ja vlen
Albert Elbasan: 110
Albert Elbasan: I ka bërë
Albert Elbasan: I kam rritur se i kam të shitura
Devi: Ok
Devi: Te shkuara nga gripi
Devi: Nuk më duhen
Albert Elbasan: Gjeta diku tjetër 20 copë me 95
Albert Elbasan: Nesër i do me thuaj tani
Devi: Ja të them
Devi: Si ajo e kuqja
Devi: ???
Devi: Qe kisha unë [4.11.20, 7:12:02 PM]
Albert Elbasan: Po
Albert Elbasan: Por po më thotë që i ka shkuar dikush bisedën me atë
Devi: Hahaha
Devi: Behu gati nesër mëngjes
Albert Elbasan: Nesër nesër ka 5 dite
Devi: Ska 5 ka 3
Albert Elbasan: Ku je
Albert Elbasan: Çfarë te reja kemi sot?
Devi: Plot
Devi: Në darkë flasim
Lini një Përgjigje