TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Shtator 2025, 07:05

Operacioni në Elbasan, mbi 40 të shoqëruar e arrestuar nga policia

Shkruar nga Pamfleti

Operacioni në Elbasan, mbi 40 të shoqëruar e arrestuar nga

Rreth 40 persona janë shoqëruar dhe arrestuar nga policia e Elbasanit gjatë një operacioni anti-drogë të zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe gjatë natës.

Nga raportimet mësohet se policia ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike, si dhe 3 armë zjarri kallashnikov dhe pistoleta. Operacioni i zhvilluar është paraprirë nga masa sigurie paraprake të vendosura nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor. 

Në operacion janë përfshirë dhjetra punonjës policie, në kuadër të një plani masash që duket se synon të minimizojë edhe shpërndarjen e narkotikëve pranë shkollave.

Aksioni është zhvilluar në qytetet Prrenjas, Librazhd, Gramsh, Peqin, Cerrik, Belsh dhe Elbasan, pjesë e Qarkut të Elbasanit.

Pritet që policia të japë detaje lidhur me aksionin gjatë orëve në vijim, ndërsa ky është vlerësuar si në kuadër të masave për të goditur grupe kriminale apo shpërndarës të lëndëve narkotike në qytet.

Lini një Përgjigje