TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Shtator 2025, 14:55

Konflikti me tre të plagosur në Durrës, policia jep detaje për sherrin mes dy familjeve

Shkruar nga Pamfleti
Konflikti me tre të plagosur në Durrës, policia jep detaje
Foto Ilustruese

Policia e Durrësit ka dhënë te tjera detaje lidhur me sherrine ndodhur mes dy familjeve në lagjen nr. 15, Spitallë, mesditën e sotme. 

Sipas informacioneve paraprake, konflikti ka nisur për motive të dobëta, ndërkohë si pasojë kanë mbetur të plagosur një 47-vjeçar, një 23-vjeçar dhe një 46-vjeçar, të cilët po marrin ndihmën mjekësore në spitalin e Durrësit.

Blutë njoftojnë se kanë shoqëruar në komisariat 22-vjeçarin me iniciale R. E.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave.

“Rreth orës 13:20, në lagjen nr. 15, Spitallë, Durrës, për motive të dobëta janë konfliktuar disa shtetas. Gjatë konfliktit, janë dëmtuar me mjet prerës shtetasit M. D., 47 vjeç, A. D., 23 vjeç, dhe A. E., 46 vjeç, banues në Spitallë, Durrës, të cilët po marrin ndihmën mjekësore në spitalin e Durrësit.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar shtetasin R. E., 22 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave”, njofton policia.

 

konflikt me thika ne durres

Lini një Përgjigje