TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Shtator 2025, 15:30

Ndërtuan pa leje në zona të mbrojtura në Tropojë, nën hetim 5 persona; shpallen në kërkim 2 të tjerë

Shkruar nga Pamfleti

Ndërtuan pa leje në zona të mbrojtura në Tropojë,

Policia ka shpallur në kërkim 2 persona dhe ka vënë nën hetim 5 të tjerë pasi kanë ndërtuar dhe kryer punime pa leje në zona të mbrojtura e jo vetëm, në Tropojë.

Ata kanë ndërtuar pa leje në bjeshkët e lagjes “Malaj”, Valbonë (zonë e mbrojtur), në bjeshkët e “Sylbicës”, ë fshatin Breg Lumi, në bjeshkën e “Ujzës” dhe në bjeshkët “Rrëzë Shkëlzenit”.

“Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve shpallën në kërkim shtetasit:

S. B., 47 vjeç, banues në fshatin Gegaj, pasi në bjeshkën e “Ujzës” ka ndërtuar objekt pa lejen e organeve kompetente.

A. D., banues në Tiranë, pasi në bjeshkët e lagjes “Malaj”, Valbonë (zonë e mbrojtur), po ndërtonte një objekt pa leje. Në gjendje të lirë u procedua edhe babai i tij, shtetasi S. D.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

G. K. dhe S. A., banues në Tropojë, pasi në bjeshkët e “Sylbicës” kanë ndërtuar objekte pa lejen e organeve kompetente.

P. Gj., banues në Pukë, pasi në fshatin Breg Lumi ka kryer punime ndërtimi pa lejen e organeve kompetente.

K. H., banues në fshatin Viçidol, pasi në vendin e quajtur bjeshkët “Rrëzë Shkëlzenit”, po ndërtonte një objekt pa lejen e organeve kompetente.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje