TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Shtator 2025, 15:21

Pas problemeve me zemrën, Nuredin Dumani del nga spitali dhe kthehet në burg

Shkruar nga Pamfleti
Pas problemeve me zemrën, Nuredin Dumani del nga spitali dhe kthehet
Nuredin Dumani

I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani është rikthyer në qeli pas probleme me zemrën dhe shtrimit në QSUT ditën e djeshme.

Mjekët thanë se Nuredin Dumani nuk ka nevojë për ndërhyrje dhe se gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar.

Burime për TCH thanë se dëshmitari i mbrojtur që ka hapur 11 dosje në SPAK ndaj krimit të organizuar, është kthyer në qelinë ku mbahet i veçuar nga të tjerët dhe nën masa të rrepta. Analizat e shumta mjekësore të kryera në urgjencë dhe më pas në kardiokirurgji, nuk kanë përcaktuar diagnozën se nga çfarë problemesh vuan i mbrojturi i drejtësisë.

Por siç bëhet me dije shqetësimet e tij që raportohen rrahje të shpejta të zemrës deri në humbje të vetëdijes mund të jenë shkaktuar nga stresi por edhe nga ushqimi apo mungesa e aktivitetit fizik.

Kjo është hera e dytë që i penduari ka probleme takikardiake shpjegoi një burim pranë drejtorisë së burgjeve, i cili shtoi se edhe herën e parë mjekët rekomanduan një kontroll më të detajuar mjekësor në qendrën spitalore.

Burgjet insistojnë se ushqimi që po konsumohej nga i penduari ishte i kontrolluar dhe i dërguar nga familja. Ndërkohë që IML ka hedhur poshtë versionin që ky ushqim të ketë qenë i helmuar.

Të gjitha këto të dhëna janë paraprake, ndërsa i penduari Dumani i cili e nisi rrëfimin me Plumbin e Artë dhe po flet ndaj kriminelëve që ju shërbeu është kthyer nga spitali në qelitë që dikur ishin të 41 bissit dhe me kërkesë të SPAK janë kthyer në strehën e të penduarve të drejtësisë.

Deri tani, në këto ambiente të izoluara prej të paraburgosurve të tjerë mbahen 13 të penduar, por Nuredin Dumani e më pas Erjon Alibej konsiderohen si asat e SPAK.

Lini një Përgjigje