
Detaje të reja kanë dalë në dritë për operacionin antidrogë gjatë natës në Tiranë tek rezidenca e VIPA-ave 'Kodra e Diellit 2' dhe në Qerekë të Krujës.
Numri i të arrestuarve ka shkuar në 10, ndërsa operacioni vijon ende prej orësh.
Në Tiranë është zbuluar një laborator droge.
Mësohet se një banesë, vilë luksoze tek Kodra e Diellit ishte përshtatur si vend që do përpunohej lënda kokainë. Në Qerekë të Niklës janë gjetur pajisje materiale që përpunojnë drogën e kokainës, ende nuk jepet asnjë e dhënë për këtë operacion se sa është sasia e drogës së kapur kokainë dhe identiteti i personave të arrestuar, ata janë sjellë në ambientet e policisë gjatë natës.
Deri tani flitet për 10 të arrestuar mes tyre janë 3 shtetas të huaj nga Amerika Latine. Mes të arrestuarve është dhe Aldi Zonja. Ndërkohë janë sekuestruar disa kg lëndë narkotike e llojit kokainë dhe përzierës, si dhe një sasi e madhe likuide.
Operacioni
Kontrolle janë ushtruar mbrëmjen e 15 nëntorit, edhe në rezidencën e VIP-ave më Tiranë, “Kodra e Diellit 2”. Në operacione janë angazhuar agjentë të SPAK, ata spanjollë, Operacionalja dhe Policia Kriminale e Drejtorisë se Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ndërsa janë bërë kontrolle edhe me qen antidrogë.
Aksioni është shtrirë në disa qytete, Kavajë, Shkozet, Vorë, Kamëz, Qerek në disa fshatra periferik të Tiranës, dhe tek “Kodra e Diellit 2”, në rezidencën që siç burimet tregojnë janë ushtruar kontrolle në disa vila luksoze që mund të jenë përdorur si baza nga grupet kriminale. Të njëjtat burime thonë se ky grup kriminal, pjesëtarët e të cilit ende nuk bëhen të ditur, ndërronin shpesh banesa me qëllim për të humbur gjurmët.
Në vijim gjatë ditës pritet që policia dhe prokuroria të japin më shumë detaje për operacioni që ka në shënjestër goditjen e trafikut ndërkombëtar të kokainës.
Lini një Përgjigje