TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Nëntor 2024, 12:35

Kapen qindra doze kanabis, arrestohet 37-vjeçari; në kërkim babi i tij

Shkruar nga Pamfleti

Kapen qindra doze kanabis, arrestohet 37-vjeçari; në kërkim

Një 37-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Fierit, pasi akuzohet për tregtim të lëndëve narkotike

Ndërsa, babai i tij është shpallur në kërkim. Mësohet se blutë kanë gjetur në banesën e tyre kanabis të ndarë në doza gati për shitje,  12 fishekë arme gjahu, 3 gërshërë që shërbenin për të përgatitur  lëndën narkotike, një shumë parash prej 2 milionë lekë, 700 euro dhe 5 celularë.

“Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”, të DVP Fier operacioni policor i koduar “Peshtani”.

Arrestohet në flagrancë një 37-vjeçar, shpallet në kërkim babai i tij.

Sekuestrohen qindra doza të lëndës narkotike cannabis sativa, një shumë parash prej 2 milionë lekë dhe 700 euro të cilat dyshohet të jenë përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në kuadër të kontrolleve për parandalimin e shitjes së lëndëve narkotike, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja, pas një pune të mirëfilltë policore kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Peshtani”.

Për këtë rast u arrestua shtetasi 37 vjeç, banues në fshatin Peshtan Bregas, Fier.

Gjatë kontrollit fizik dhe të automjetit që ky shtetas drejtonte, shërbimet e Policisë kanë gjetur doza të lëndës së dyshuar narkotike cannabis sativa.

Nga kontrolli i banesës shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në qindra doza gati për shitje, 12 fishekë arme gjahu, 3 gërshërë që shërbenin për të përgatitur (ndarë) lëndën narkotike, një shumë parash prej 2 milionë lekë dhe 700 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale bashkë me 5 celularë.

Për këtë rast u shpall në kërkim shtetasi 61 vjeç, banues në fshatin Peshtan Bregas, babai i shtetasit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

kanabis

Lini një Përgjigje