TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Nëntor 2024, 20:56

Detaje nga operacioni antidrogë, zbulohen dy laboratorë droge dhe arrestohen 7 persona! (Foto/ Video)

Shkruar nga Pamfleti

Detaje nga operacioni antidrogë, zbulohen dy laboratorë droge dhe

Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni antidrogë i kryer në disa qytete të vendit. Mësohet se gjatë operacionit të Forcave Operacionale janë kryer disa kontrolle në zonën Kodra e Diellit në Tiranë dhe në Nikël.

Nga ky kontroll mësohet se janë zbuluar dy laboratorë droge si dhe është sekuestruar një sasi droge. Paraprakisht thuhet se laboratorë drogë janë zbuluar te Kodra e Diellit dhe në fshatin Qerek të Niklës. Gjithashtu deri më tani raportohet se janë arrestuar 7 persona.

Mësohet se në këtë aksion janë angazhuar 10 grupe operacionale në Nikël, Qerek dhe te Kodra e Diellit.

Kujtojmë se në aksionin antidrogë, përveç policisë shqiptare, po marrin pjesë edhe agjenci ligj-zbatuese ndërkombëtare.

 

Lini një Përgjigje