TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Nëntor 2024, 19:32

Aksion antidrogë në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit, disa të arrestuar

Shkruar nga Pamfleti

Aksion antidrogë në Tiranë dhe qytete të tjera të

Aksioni lidhet me eksponentë të krimit, që dyshohet se shpërndajnë kokainë.

Një aksion antidrogë është zhvilluar këtë mbrëmje në Tiranë dhe disa qytete të tjera të vendit për të goditur fenomenin e shpërndarjes së drogës, kryesisht kokainë.

Bëhet me dije se aksioni po zhvillohet te Kodra e Diellit 2, por edhe në disa lagje të tjera të kryeqytetit ku forcat operacionale kanë rrethuar zonat.  Gjithashtu bëhet me dije se ky aksion është zhvilluar dhe në disa qytete të vendit, ku mësohet se në Qerekë të Krujës është gjetur një laborator droge.

Sakaq, burime për mediat raportojnë se janë arrestuar disa persona. Mësohet se të arrestuarit kanë bashkëpunuar me grupe të huaja kriminale.

Aksioni lidhet me eksponentë të krimit, që dyshohet se shpërndajnë kokainë. Në krye të operacionit mësohet se qëndrojnë SPAK dhe autoritetet ligjzbatuese nga Spanja, për llogari të të cilëve po kryhet ky aksion.

Ndërkohë, nuk ka ende një reagim zyrtar nga policia në lidhje me operacionin.

tirane kodra e diellit

Lini një Përgjigje