Ka mbërritur në Frakull të Vogël nga Hamburgu, trupi i pajetë i 33- vjecarit Dritan Lalaj, i cili i dha fund jetës duke vetëvarur në Gjermani.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 1 nëntor, kur Dritan Lalaj u gjet i pajetë në banesën e tij në Hamburg. Policia gjermane dyshon për një rast të vetëvrasjes, pasi i ndjeri kishte shfaqur më parë shqetësime për gjendjen e tij emocionale.
Familjarët kanë treguar se ai i kishte shkruar një letër kushëririt dy javë para ngjarjes, ku përmendte vështirësitë që po përjetonte dhe mendimet për t’i dhënë fund jetës. I rritur si fëmijë i vetëm, Dritani kishte përjetuar humbjen e nënës pesë vite më parë, ndërsa familja e tij ndodhet në kushte të vështira ekonomike.
Komuniteti shqiptar në Hamburg organizoi një fushatë solidariteti për të mbledhur fonde dhe për të ndihmuar familjen në kthimin e trupit të Dritanit në vendlindje.
Lini një Përgjigje