
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Urën e Gjoricës në Dibër ku një 60-vjeçar është gjendur pa shenja jete.
Dyshohet se 60-vjeçari humbi jetën, pasi është përplasur nga një automjet, që është larguar nga vendngjarja.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Gjoricë, në segmentin Bulqizë-Peshkopi.
"Dibër/Informacion paraprak
Rreth orës 17:00, në vendin e quajtur “Ura e Gjoricës”, është gjetur pa shenja jete, shtetasi F.L., rreth 60 vjeç.
Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se ky shtetas është aksidentuar nga një automjet, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit", njofton policia.
Lini një Përgjigje