TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Nëntor 2024, 11:33

Plagosi me thikë rojën e një objekti teksa po tentonte të vidhte, arrestohet 16-vjeçari në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Plagosi me thikë rojën e një objekti teksa po tentonte të

Një 16-vjeçar ka rënë në pranga pasi plagosi me thikë rojen e një objekti ku tentoi të kryejë një vjedhje në Tiranë.

“Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 6 ndaluan një shtetas 16 vjeç, për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 139/22 dhe 279 të Kodit Penal.

Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:50, në afërsi të Casa Italias, ky shtetas dyshohet se ka tentuar të vjedhë në një objekt dhe se ka dëmtuar me mjet prerës rojën e objektit, shtetasin A. D., 65 vjeç, i cili po merr mjekim në spital. Materialet i kaluan Prokurorisë”, njofton policia.

Lini një Përgjigje