
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin nacional Kapshticë-Bilisht. Një automjet ka dalë nga rruga duke përfunduar i përmbysur në kanal.
Policia sqaron se mjeti i përfshirë në aksident është me targa greke dhe në të udhëtonin tre persona. Teksa bëhet me dije se dy prej tyre janë plagosur, por janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Lini një Përgjigje