TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Nëntor 2024, 10:28

Prova të reja për vrasjen e biznesmenit Eduart Reçit, policia kthehet në vendin e krimit

Shkruar nga Pamfleti
Prova të reja për vrasjen e biznesmenit Eduart Reçit, policia
Vendi ku ndodhi krimi

Policia e Tiranës ka kryer disa prova mbrëmjen e së premtes në vendin ku u ekzekutua Eduart Reçi. Eksperimenti është bërë me qëllim për të zbuluar vendin dhe pozicionin që autorët kanë përdorur në momentin kur kanë qëlluar me një plumb në kokë 52-vjeçarin.

Fillimisht grupi hetimor kishte dyshime se biznesmeni ishte qëlluar nga tarraca e një ndërtese aty pranë, por nga provat dyshohet se autori ka qenë në lartësi më të ulët, por jo në tarracë, ndoshta në një prej kateve.

Autori dyshohet se ka qenë në një pallat me ngjyrë të kuqe në afërsi, i pozicionuar. Gjatë ditës së shtunë pritet që policia kriminale të kryejë sërish eksperimente të tjera, pasi ka akoma paqartësi.

Arma e përdorur në vrasje është pistoletë sportive e llojeve të reja, ndërsa po pritet ekspertiza e predhës për ta vërtetuar. 

Si ndodhi ngjarja:

52-vjeçari ka qenë në sheshin e pallatit me bashkëshorten duke pastruar ambientin poshtë,teksa  ka hyrë dhe dalë disa herë në pallat.

Në një moment që ka dal jashtë dhe kur zhurma e fishekzjarreve kishte nisur, Eduart Reçi është rrëzuar dhe ka rënë në tokë.

Bashkëshortja fillimisht ka menduar se ndonjë cifël e fishekzjarreve i ka rënë në kokë, duke mos kuptuar se ishte plumb, ndërsa është konstatuar pasi ka mbërritur ambulanca.

Distanca nga është qëlluar dyshohet të jetë nga 20 deri ne 30 metra, por akoma e papërcaktuar se nga çfarë arme, dyshohet ndonjë prodhim i viteve të fundit dhe i panjohur.

Kamerat e sigurisë po këqyren në distancë, edhe për ditët para ngjarjes për të parë lëvizje të dyshimta të personave që mund ta kenë ruajtur.

Në 2015-ën Reçi ka bërë një kallëzim për probleme pronash, i cili më vonë raportohet se është pushuar me vendim të prokurorisë.

Familjarët e të ndjerit kanë thënë në polici se nuk ishin në dijeni të ndonjë konflikti që mund të ketë patur 52-vjeçari.

Ky i fundit, sipërmarrës në fushën e ndërtimit, u vra pranë pallatit që kishte ndërtuar dhe ku po banonte vetë në Rrugën e Elbasanit.

Policia nuk ka ende të qartë se nga autorët kanë qëlluar apo tipin e armës së përdorur.

Është çuar për ekspertim celulari i tij për të zbuluar bisedat e fundit që ka bërë Reçi, apo për të zbuluar nëse dikush e ka nxjerrë atë në pritë.

Dyshohet se distanca që është bërë qitja të jetë 20 apo 30 metra. Në vendngjarje është zbuluar vetëm një predhë që është çuar në laborator për ekspertim.

Si pistë kryesore hetuesit kanë ende konfliktet për pronësinë.

Në 2015-ën Reçi ka bërë një kallëzim për probleme pronash, i cili më vonë është pushuar me vendim të prokurorisë.



eduart reçi prova të reja

Lini një Përgjigje