Detaje të reja kanë dalë në dritë për operacionin antidrogë gjatë natës në Tiranë dhe disa zona të tjera.
Deri tani janë zbuluar një laborator në Tiranë dhe një në në Qerekë të Fushë Krujës.
Për laboratorin Fushë Krujës konfirmohet zyrtarisht se është përshtatur një banesë si vend që do përpunohej lënda kokainë, ku në Qerekë janë gjetur pajisje materiale që përpunojnë drogën e kokainës.
Por ende nuk jepet asnjë e dhënë për këtë operacion se sa është sasia e drogës së kapur kokainë dhe identiteti i personave të arrestuar që janë sjellë në ambientet e policisë gjatë natës.
Operacioni vijon edhe në qytete të tjera, në Durrës dhe Kavajë për shkak se grupi përdorte zona të ndryshme dhe objekte të ndryshme duke e zhvendosur vendin ku përpunohej kokaina.
Burime jo zyrtare thanë se kokaina sillej nga vendet e Amerikës Latine, një linjë e njohur për grupe të tjera kriminale.
Ka përgjime dhe vëzhgime ambientale, deri më tani autoritetet ia kanë dalë mbanë ta ruajnë sekretin hetimor dhe do të ketë një njoftim zyrtar në vijim. Njëri prej anëtarëve të grupit kriminal është Aldi Zonja. Ndaj personave të tjerë gjykata ka aprovuar kërkesën e masave të SPAK për urdhër ndalimi.
Ndërkohë janë publikar pamjet kur policia mësyn në rezidencën e VIP-ave Kodra e Diellit, ndërsa për kontrolle janë përdorur edhe qen antidrogë.
Edhe pse nuk ka një njoftim zyrtar sa i takon detajeve, për operacionin e zhvilluar ditën e djeshme, Prokuroria e Posaçme dhe Policia e Shtetit bëjnë me dije se janë 10 urdhërr-arreste që janë lëshuar ditën e djeshme të cilat shtatë prej tyre janë ekzekutuar.
Përveç laboratorit të kokainës janë zbuluar gjithashtu edhe baza të tjera që shërbenin për të mbajtur lëndën narkotike nga ana e grupit kriminal emrat e të cilëve nuk janë bërë publik, por ajo që dihet është se ka qenë një hetim disamujor i ndjekur nga Prokuroria e Posaçme dhe Policia e Shtetit i iniciuar nga partnerët ndërkombëtare.
Operacioni po vijon ende edhe në Nikël dhe Shqipërinë e mesme./ Pamfleti
Lini një Përgjigje