Agjentët ushtruan kontrolle në rezidencën e VIPA-ave Kodra e Diellit, si edhe në Qerekë, për të goditur një grup të struktruar kriminal në trafikun e drogës.
Nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion një aksion i gjerë antidroge u zvillua në Tiranë dhe në periferi të saj mbrëmjen e djeshme.
Agjentët ushtruan kontrolle në rezidencën e VIPA-ave Kodra e Diellit, si edhe në Qerekë, për të goditur një grup të struktruar kriminal në trafikun e drogës.
Mësohet se në Qerekë të Niklës është zbuluar edhe një laborator droge i ngritur në një banesë private.
Disa agjenci ligjzbatuese morën pjesë në aksion, teksa kontrollet i drejtoi Operacionalja në Policinë e Shtetit. Në krye të operacionit mësohet se qëndrojnë SPAK dhe autoritetet ligjzbatuese nga Spanja, për llogari të të cilëve po kryhet ky aksion.
Operacioni është në vijimësi dhe sipas burimeve deri tani janë arrestuar 7 persona, nga 10 urdhërarreste të lëshuara.
Krahas të arrestuarve bëhet me dije se janë ushtruar disa kontrolle banesash në kryeqytet, por jo vetëm, ku janë gjetur dhe sekuestruar sasi kokaine.
Ndërkohë janë publikar pamjet kur policia mësyn në rezidencën e VIP-ave Kodra e Diellit, ndërsa për kontrolle janë përdorur edhe qen antidrogë.
Operacionalja e Policisë së Shtetit ka kryer kontrolle në zonë me 5 automjete, me qëllim arrestimin e disa personave të cilët lidhen me eksponentë të krimit dhe dyshohet se shpërndajnë kokainë.
Forcat e “Operacionales” të drejtuara nga SPAK knë kryer kontrolle edhe me qen antidrogë në këtë zonë, ndërsa operacioni paralelisht vijon edhe në disa qytete të tjera.
Ky aksion vjen një ditë pas takimit të drejtorit të Policisë me zyrtarë të DEA-s në Athinë.
Në aksion kanë marrë pjesë disa agjenci ligjzbatuese. Në krye mësohet se qëndrojnë SPAK dhe autoritetet nga Spanja, për llogari të të cilëve u krye ky operacion.
Lidhur me këtë aksion, deri tani SPAK dhe Policia e Shtetit nuk ka dalë në një njoftim zyrtar./ Pamfleti
Lini një Përgjigje