TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Nëntor 2024, 21:46

Bankomatet e Raiffeisen Bank zhvatin qytetarët?

Shkruar nga Pamfleti

Bankomatet e Raiffeisen Bank zhvatin qytetarët?

Një qytetare ka raportuar një incident që i ka ndodhur pak ditë më parë në Qendrën Tregtare Univers (QTU) teksa tentonte të tërhiqte para nga bankomati i Raiffeisen Bank.

Ajo shpjegon se ka kryer një tërheqje prej 130 mijë lekësh të vjetra, por, pasi karta u kthye bankomati nuk ia nxori paratë dhe u largua me nxitim. Pas rreth tre minutash, ajo u kthye sërish për të tërhequr të njëjtën shumë, pasi nuk e kishte kuptuar se paratë e para ishin lëshuar nga bankomati.

Mëngjesin e sotëm, kur kontrolloi llogarinë, vuri re se ishin kryer dy tërheqje të njëpasnjëshme prej 130 mijë lekësh të vjetra secila.

Ajo bën thirrje që personi që mund t’i ketë gjetur paratë pranë bankomatit të tregohet zemërmirë dhe t’ia kthejë, pasi ajo kishte sapo marrë rrogën dhe po blinte disa veshje për djalin e saj, i cili ka ditëlindjen.

“Përshëndetje. Më ka ndodhur diçka tek QTU pak dite më parë. Kam dashur të marr lek nga bankomati i Raiffaisen. Kam bërë tërheqjen e parë 130 mijë lek të vjetra dhe më nxori bankomati kartën, në atë moment kam menduar që s’do me nxjerri leket dhe jam larguar direkt.

Pastaj jam kthyer mbas 3 minutash ndoshta dhe me pak sepse ke sektori i fëmijëve isha për fëmijët kuptohet, dhe mora përsëri 130 mijë lekshin tjetër se m duheshin normalisht.

Nuk e kam kuptuar fare që mi ka nxjerrë bankomati dhe herën e parë lekët, sot në mëngjes u futa për te pare gjendjen e llogarisë dhe pashë qe janë 2 tërheqje me nga 130 mije lekë të vjetra.

Ju lutem nqs mundeni të ma postoni sepse ndoshta ai personi që i ka gjetur është njeri i mirë e mi kthen. Sapo kisha marrë rrogën dhe po blija nja 2 rroba për djalin se ka ditëlindjen. N’fakt ishin pjesa qe do shtyja deri në rrogën tjetër sepse harxhova disa për djalin“, shkruan ajo./JOQ

Lini një Përgjigje