
Policia e Tiranës ka dalë me një komunikatë zyrtare në lidhje me mega-operacionin të koduar "Harta", ku u goditën dy grupe kriminal me 24 persona që shpërndanin lëndë narkotike kanabis, heroinë e kokainë në zona të ndryshme të kryeqytetit, në lokale nate si dhe afër shkollave.
Autoritet bëjnë me dije se prej 24 anëtarëve të grupeve kriminale, 20 prej tyre janë vënë në pranga, ndërsa 4 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Disa nga të arrestuarut janë shtetasit:
Fabian Qoku, 39 vjeç,
Redi Lolaj, 22 vjeç,
Eduard Hysa, 25 vjeç,
Dorjano Çela, 31 vjeç,
Enver Mehmeti, 60 vjeç,
Fatbardh Bardhi, 37 vjeç,
Martin Kuka, 35 vjeç,
Marsel Gjona, 31 vjeç,
Mariglen Hoxha, 39 vjeç,
Muharrem Tarushi, 31 vjeç,
Polikron Shabani, 40 vjeç,
Erion Xhaxho, 47 vjeç,
Altin Llani, 45 vjeç,
Jurgen Hasamataj 32 vjeç.
Lini një Përgjigje