TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Tetor 2024, 13:22

Operacion antidrogë në Shkodër, kapen mbi 23 kg kanabis

Shkruar nga Pamfleti

Operacion antidrogë në Shkodër, kapen mbi 23 kg kanabis

Policia e Shkodrës ka asgjësuar 2532 bimë kanbis të kultivuara, si edhe 23.5 kg të tjera në proces tharjeje.

1115 bimë kanabis, si dhe 23.5 kg në proces tharjeje u kapën në Vaun e Dejës, teksa bimë të tjera u kapën edhe në disa zona të ndryshme.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën në territorin e njësive administrative Pult, Shalë dhe Postribë, dhe asgjësuan 1118 bimë cannabisi;  

-shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjetën në territorin e njësisë administrative Kastrat dhe asgjësuan 122 bimë cannabisi;      

 -shërbimet e Statcionit të Policisë Fushë Arrëz gjetën në territorin e njësive administrative Fierzë dhe asgjësuan 177 bimë cannabisi.”, njofton policia.

Asnjë nga kultivuesit nuk është arrestuar ende.

shkodër droge

Lini një Përgjigje