TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Tetor 2024, 09:27

Dënimi i Salianjit/ PD nis aksionin opozitar, mbledh sot “Federatën e Opozitës”

Shkruar nga Pamfleti

Dënimi i Salianjit/ PD nis aksionin opozitar, mbledh sot

Partia Demokratike do mbledhë ditën e sotme në orën 12:00 atë që njihet si “Federata e Opozitës”.

Në qendër të diskutimeve pritet të jenë protesta e 7 tetorit dhe aksioni opozitar.

Takimi do të zhvillohet në selinë e Partisë Demokratike.

Kujtojmë që Partia Demokratike ka deklaruar ndërprerjen e marrëdhënieve institucionale me mazhorancën e Kryeministrit Edi Rama, ndërsa një ditë më parë në shenjë revolte deputetë të opozitës kanë djegur një pjesë të karrigeve në shkallët e Parlamentit.

Në 7 tetor, ora 18:00, PD ka thirrur një protestë në Tiranë, e cila pritet të nisë para godinës së Kryeministrisë, por është paralajmëruar se grupe protestuesish do të bllkojnë akset rrugore, kryqëzime apo arterie rrugësh, në një formë të mosbindjes civile.

Opozita akuzon Kryeministrin Edi Rama lidhur më dënimin me 1 vit burg të deputetit Ervin Salianji, i cili prej të premtes ndodhet në burgun e Fierit.

Një ditë më parë, deputetët e opozitës bojkotuan punën e Komisioneve Parlamentare, me përjashtim të Komisionit për Çështjet Europiane, ku Jorida Tabaku dhe Edi Paloka, mbajtën qëndrimin zyrtar të PD-së lidhur me procesin e integrimit.

Lini një Përgjigje