TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Shtator 2024, 15:29

“180 mijë euro dhuratë”/ Zyrtarja e qeverisë pastronte paratë e të vëllait, si kishte futur në valle të gjithë fisin

Shkruar nga Pamfleti

“180 mijë euro dhuratë”/  Zyrtarja e qeverisë

Prokuroria e Tiranës dyshon se familjarët e një të dënuari në Britaninë e Madhe Oltion Hasanit, përdorën një skemë të mirëfilltë të pastrimit të parave, të cilat kishin si pritëse finale motrën e tij, një 41 vjeçare që ishte e punësuar në drejtorinë e shërbimeve qeveritare.

Prokuroria e Tiranës i ka sekuestruar pasuritë Irma Hasanit, pasi dyshohet se janë produkte të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.

Oltion Hasani është një i dënuar në Angli, i cili u sinjalizua për Prokurorinë nga krimit ekonomiko financiar, pas dyshimeve se brenda pak muajsh në llogarinë e saj u dhuruan nga të afërmit 180 mijë euro.

Dhurata e parë iu kalua motrës të të dënuarit nga ish kunati i cili rezulton i vetëpunësuar për transport mallrash.

Në datën 2 prill ai i dhuroi të resë 40 mijë euro, duke arsyetuar kalim sipas deklaratës notariale, në një kohë që hetimi provoi që nuk ekziston një deklaratë e tillë.

Një javë më vonë, në llogarinë e gruas depozitohet dhurata e dytë prej 90 mijë euro nga tezja e saj dhe një muaj më pas një person që e prezanton si mbesa i kaloi në bankë edhe 20 mijë euro.

Shumat e tjera sipas prokurorisë janë të depozituara cash nga 41 vjeçarja që i ka shpjeguar si kursime dhe të ardhura nga shitja e një automjeti.

Duke gjurmuar dhuratat monetare prokuroria kërkoi sekuestron preventive të disa aseteve dhe automjeteve që dyshohen se janë të krijuara nga paratë e drogës.

Lini një Përgjigje