
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor “Hadroj – Qafë Benë’’.
Sipas policisë, një automjet trajler tip “Volvo” është përplasur me një automjet tip “Benz”.
Si pasojë e aksidentit është plagosur pasagjerja e cila udhëtonte me mjetin ‘Volvo’. Bëhet me dije se e aksidentuara ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Rreth orës 12:40, në aksin rrugor “Hadroj – Qafë Benë”, një automjet trajler tip “Volvo”, me drejtues shtetasin S. H., është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin S. T.
Si pasojë është dëmtuar pasagjerja në automjetin që drejtohej nga shtetasi S. T., e cila është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njoftoi polcia.
Lini një Përgjigje