Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Sarandë, një fëmijë 3-vjeçar është goditur aksidentalisht nga automjeti i drejtuar nga babai i tij.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e së hënës në fshatin Borsh. Mësohet se, fëmija është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Sarandës për të marrë ndihmë mjekësore.
Babai i 3 vjeçares, Ilia Laba, ka qenë duke hyrë te porta e oborrit të banesës, kur ka goditur aksidentalisht 3 vjeçaren.
Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, fëmija është transportuar me helikopter drejt spitalit. Mësohet se nga përplasja me makinë, vajza ka pësuar goditje në organet e brendshme dhe mushkëri.
Lini një Përgjigje