
31-vjeçari me iniciale O.T. dhe 28-vjeçari me iniciale A.C. janë vënë në pranga, ndërsa 32-vjeçari me iniciale G.M. është shpallur në kërkim pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë nxitur një 26-vjeçare që të përdorë lëndë narkotike.
Policia njofton se ata madje kanë kryer marrëdhënie seksuale me të. Ngjarja e rëndë është regjistruar në Vlorë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit O. T., 31 vjeç dhe A. C., 28 vjeç, si dhe vijon puna për kapjen e shtetasit G. M., 32 vjeç, të tre banues në Vlorë, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë nxitur një 26-vjeçare, që të përdorë lëndë narkotike, dhe kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me të.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme."- njofton policia.
Lini një Përgjigje