TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Tetor 2023, 14:57

"Shitësja donte të më helmonte", Gjykata e Korçës lë në burg autorin e plagosjes së dyfishtë

Shkruar nga Pamfleti

"Shitësja donte të më helmonte", Gjykata e

Gjykata e Korçës ka lënë në burg autorin e plagosjes së dyfishtë, Jonis Mazllëmi, i cili tre ditë më parë plagosi me thikë një 52-vjeçare dhe një 60-vjeçar.

Sipas avokatit të tij të vendosur kryesisht Esmerald Xhafa, autori kishte pretendime se shitësja që plagosi kishte tentuar që t’i hidhte helm në ushqim.

“Donte të më helmonte. Unë kam gjyshin në Amerikë. Kam dhe një pronë. Ndaj nuk haja për ditë më radhë”, mësohet të jetë shprehur autori i dyshuar.

Por nga komunikimi që ka pasur avokati me motrën e tij, ajo kishte pohuar, duke iu referuar dhe dëshmisë së të vëllait, se ishte përdorues i lëndëve narkotike.

Jonis Mazllëmi plagosi nme thikë tre ditë më parë 52 vjeçaren dhe 60 vjeçarin, në momentin kur ky i fundit ka ndërhyrë për të neutralizuar situatën.

gjykata burg i riu

Lini një Përgjigje