TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Maj 2024, 16:19

“Nipi donte ta trembte”, Donika Jonuzi mohon akuzat për vrasjen e bashkëshortit: Iliri më kërcënonte dhe më ka goditur me thikë

Shkruar nga Pamfleti

“Nipi donte ta trembte”, Donika Jonuzi mohon akuzat për vrasjen

Donika Jonuzi ka mohuar se është orkestruesja e vrasjes së bashkëshortit të saj Ilir Osmani, i cili u përplas për vdekje me makinë në Pejë të Kosovës.

Donika sqaron se ishte ndarë nga Iliri dhe ishte me urdhër mbrojtje, ndërsa thotë se ish-bashkëshorti nuk e linte të jetonte në Shqipëri, pasi e kërcënonte se do e vriste dhe se i kishte djegur shtëpinë.

“Ai na kërcënonte, Iliri na thoshte do na digjte shtëpinë, unë jam me urdhër mbrojtje kam një vit që jam ndarë nga ai. Na kërcënonte se do na vriste të gjithë si familje. Ai ja mori jetën se Ilir na kërkonte gjithë kohës të na gjente dhe të na vriste. Ai na dogji shtëpinë në Shqipëri dhe nipi im e shtypi”, tha Donika Jonuzi për RTSH 24.

Donika deklaron se bashkëshorti i saj e kërcënonte dhe e torturonte atë, ndërsa shton se nipi i saj nuk donte ta vriste, por hjeshte ta trembte

“Nipi im është arrestuar. Ai nuk donte ta vriste, por ta trembte e ta plagoste pasi e pa rrugës, pasi nuk na linte rehat. Ne erdhëm në Kosovë vetëm se ai nuk na linte të jetonim të qetë në Shqipëri. Jo nuk ishte e orkestruar, Ilir fshihej se e kërkonte policia. Ne kemi bërë denoncimin që na dogji shtëpinë”, theksoi Donika Jonuzi.

Gjithashtu ajo shton se bashkëshorti i saj ishte agresiv dhe konsumues i lëndëve narkotike.

“Unë kam qenë në shtëpi kur ndodhi aksidenti, kam dhënë dëshminë në polici. Unë nuk dija që iliri ka qenë në Pejë, e dija në Elbasan, ku kërkohej nga policia pasi ndaj tij ka dy denoncime. Unë kam ardhur në Pejë pasi u ndava nga Iliri, pasi Iliri nuk më linte rehat të jetoja në Shqipëri, nënën tim e ka kapur prej fyti dhe e kërcënonte se do ta vriste. Ai pinte shumë drogë dhe ishte agresiv, më ka gjuajtur disa herë me thikë, më torturonte, më rrihte, këtu në Pejë po rri në një jetë katastrofë se ai nuk më linte të rrija e qetë në Shqipëri”, tha Donika Jonuzi.

Ilir Osmani u përplas për vdekje në Pejë nga një makinë që drejtohej nga 23-vjeçari Serxhio Jonuzi, nipi i Donika Jonuzit. Serxhio Jonuzi është arrestuar nga autoritetet e Pejës në Kosovë.

donika jonuzi bashkeshorti perplasja me makine

Lini një Përgjigje