TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Maj 2024, 14:55

Ra në gropën e ashensorit të një pallati, humb jetën 57-vjeçari i dehur në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Ra në gropën e ashensorit të një pallati, humb jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë ku një 57-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në gropën e ashensorit të një pallati.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:50 të 2 majit, në rrugën "Aleksandër Moisiu" në Tiranë.

Sipas njoftimit të policisë, 57-vjeçari në gjendje të dehur ka rënë në gropën e pallatit dhe ka humbur jetën në vendin e ngjarjes si pasojë e palgëve të marra.

"Më datë 02.05.2024, rreth orës 12:50, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, shtetasi I. I., 57 vjeç, dyshohet se, duke qenë në gjendje të dehur, ka rënë në gropën e ashensorit të një pallati dhe si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", njofton policia.

Lini një Përgjigje