TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Maj 2024, 14:27

E rëndë në Tiranë, pas sherrit me të birin nëna tenton t'i japë fund jetës duke pirë medikamente

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Tiranë, pas sherrit me të birin nëna

19-vjeçari Henri Breçani është arrestuar nga policia e Tiranës pasi është konfliktuar me nënën e tij.

Mësohet se pas konfliktit, nëna e të riut ka konsumuar disa medikamente duke tentuar t’i japë fund jetës, e cila ndodhet ne gjendje kritike në spital. 

Gjatë shoqërimit, 19-vjeçari ka kundërshtuar me forcë dhe ka goditur për shkak të detyrës punonjësit e policisë.

Sipas hetimeve, dyshohet se Breçani është përdorues i lëndëve narkotike. Ai i ka kërkuar para, nenës së tij dhe ky dyshohet të jetë shkaku i konfliktit mes tyre.

Policia është njoftuar nga QSUT, pasi nëna e 19-vjeçarit është dërguar në spital nga të afërm të saj.

 

 

Lini një Përgjigje