TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Maj 2024, 13:58

Mori trenin dhe nuk u pa më kurrë, 14-vjeçari shqiptar në Itali i zhdukur prej 1 muaj

Shkruar nga Pamfleti

Mori trenin dhe nuk u pa më kurrë, 14-vjeçari shqiptar në

Familjarët nuk kanë më asnjë lajm nga djali i tyre 14-vjeçar, i cili la shtëpinë mëngjesin e 30 prillit në Prato të Italisë dhe nuk u kthye më kurrë.

Bëhet fjalë për Haziz Muçan, një 14-vjeçar shqiptar që jeton me familjen në vendin fqinj.

Djali u pa për herë të fundit 1 muaj më parë në stacionin e trenit Pistona, në një gjendje konfuze siç kanë deklaruar dëshmitarët. Prej asaj dite nuk ka asnjë informacion prej tij.

Familja ka njoftuar policinë dhe tani të dëshpëruar kanë nisur një apel për këdo që e ka parë dhe mund të ndihmojë në gjetjen e tij.

14-vjeçari kishte veshur një xhaketë blu dhe të zezë, poshtë kishte një bluzë të bardhë, pantallona të zeza dhe këpucë të zeza.

shqiptar itali i zhdukur treni

Lini një Përgjigje