TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Maj 2024, 13:27

I dënuar për vrasje, zbardhet emri i shqiptarit që pritet të ekstradohet nga Italia

Shkruar nga Pamfleti

I dënuar për vrasje, zbardhet emri i shqiptarit që pritet të

Ministri i Brendshëm Tulant Balla gjatë interpelancës me deputetin e PD Ervin Salianji sot në Kuvend, njoftoi se është arrestuar në Itali Shkëlqim Cakoni.

Balla njoftoi se pritet të ekstradohet në Shqipëri në ditët në vijim.

Cakoni, në bashkëpunim me shtetasin Edmond Pulaj qëlloi për vdekje Mark Rrikën, pas një debati për motive të dobëta.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Kurbin me vendimin nr.8 date 19.01.2005 e ka dënuar Cakonin me 18 vjet burg për kryerjen e veprave penale “Vrasje me dashje” kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtje pa leje” parashikuar nga nenet 76-25 dhe 278/2 të Kodit Penal. 

Balla gjatë interpelancës me Salianjin njoftoi se është arrestuar edhe një shtetas tjetër shqiptar, në Spanjë dhe ai në pritje për t’u ekstraduar.

Lini një Përgjigje