
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga rrjeti i shpërndarjes së drogës në Tiranë.
Pesë kokat, të cilët furnizonin me drogë grupin janë Envis Gorenllari, Fatjon Çiçi, Eneo Sulejmanaj, Igli Begaj dhe Shkëlqim Ostreni.
Mësohet se ata kanë rënë në pranga më parë në dy aksione të ndryshme policore.
Sot ranë 20 anëtarë të tjerë të grupit që vepronte afër shkollave dhe në lokale dhe shpërndante kokainë, heroinë dhe kanabis tek të rinjtë.
Sipas policisë, 10 të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari janë ende në kërkim.
Të dhënat i bëri me dije Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj. Në kuadër të operacionit “Tempull 3”, Vocaj sqaroi se është sekuestruar kokainë e ndarë në doza të vogla, heroinë, makina si edhe celularë.
"Pas një hetimi katërmujor, me metoda speciale të Hetimit nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, u siguruan prova ligjore për dokumentinin e veprimtarisë kriminale të 35 shtetasve.", tha ai.
Lini një Përgjigje