TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Gusht 2025, 09:25

Ngjarja e rëndë në Maliq, ky është 14-vjeçari që u vra nga bashkëmoshatari

Shkruar nga Pamfleti
Ngjarja e rëndë në Maliq, ky është 14-vjeçari
Erald Xhejo

Djali në foto është 14 vjeçri që humbi jetën dje në fshatin Pirg të Maliqit, pasi u godit me thikë nga bashkëmoshatari.

Policia e Korçës ndërkohë ka zbardhur dinamikën e vrasjes me thikë të 14-vjeçarit Erald Xhejo në një lokal në fshatin Pirg, në Maliq, dhe ka arrestuar tetë persona në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.Në njoftimin e Policisë, jepet informacion për të arrestuarit, rolin e tyre në ngjarje, si dhe akuzat për të cilat janë ndaluar.

U arrestuan: E.G., 14 vjeç, banues në fshatin Leminot, është autori i dyshuar. Pas kryerjes së krimit ai tentoi të largohej nga vendngjarja me automjet ndërsa akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Edison Guri, babai i autorit të dyshuar, dhe Roland Guri, xhaxhai i tij, akuzohen për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, pasi fshehën mjetin prerës (thikën) me të cilin u krye krimi.

Flori Çela akuzohet për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi ka qenë i pranishëm gjatë konfliktit dhe tentoi të largohej nga vendngjarja me të njëjtin automjet ku ndodhej edhe 14-vjeçari.

Gjithashtu, katër të mitur, banues në fshatin Zvirinë, akuzohen për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, pasi kanë qenë të pranishëm gjatë konfliktit mes 14-vjeçarëve dhe, nëpërmjet deklarimeve në Polici, kanë tentuar të pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: mjeti prerës (thikë), automjeti me të cilin tentuan të largoheshin dy shtetasit dhe pesë celularë.

Ngjarja ndodhi pas një sherri për motive të dobëta, ndërsa edhe vetë autori i dyshuar, 14-vjeçar, mbeti i lënduar nga një mjet prerës gjatë konfliktit.

Ai mori asistencën e nevojshme mjekësore dhe la ambientet e spitalit ditën e djeshme.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

 

viktima erald xhejo maliq

Lini një Përgjigje