
Autori i vrasjes së bashkëmoshatarit 14-vjeçar në Maliq, pasditen e kësaj të enjtjeje ka lënë spitalin, pasi ka marrë ndihmën mjeksore.
Pas mjekimit, i mituri tashmë është shoqëruar në komisariat nga policia. Tani pritet që 14-vjeçari të merret në pyetje rreth ngjarjes së rëndë, e më pas për të hedhur dritë në ngjarjen e rëndë që ndodhi.
Kujtojmë se 14-vjeçari është vrarë nga bashkëmoshatari i tij gjatë një sherri në një lokal. Ai nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra nga thika, për pasojë ndërroi jetë në spital.
Të miturit kanë qenë duke folur fillimisht e më pas kanë nisur të debatojnë, duke vijuar më tej me përdorimin e armëve të ftohta, përkatësisht thikë. Të dy të miturit nuk janë nga fshati Pirg, por nga zona afërsi të tij.
“Rreth orës 17:30, në fshatin Pirg, në ambientet e një lokali, ka ndodhur një konflikt dyshohet me mjet prerës (thikë) mes dy 14-vjeçarëve.
Si pasojë e plagëve të marra shtetasi E. Xh., 14-vjeç, ka ndërruar jetë në spital. 14-vjeçari tjetër autori i dyshuar i ngjarjes është shoqëruar në spital, për të marrë mjekim, dhe është nën mbikëqyrjen e Policisë”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje