
Gjurmët e gishtave të një shqiptari janë gjetur në një pajisje shpërthyese në Greqi.
Autoritetet duket se janë shumë afër identifikimit të personit që vendosi pajisjen shpërthyese në Drosia të Greqisë. Raportohet se gjurmët e gishtave i përkisin një shqiptari me të kaluar kriminale. Ndërkohë, policia ende nuk ka zbuluar identitetin e shqiptarit.
Pajisja shpërthyese e improvizuar u vu re nga një qytetar të martën e kaluar teksa ecte në një zonë të Drosias dhe njoftoi menjëherë autoritetet.
Mekanizmi përbëhej nga dy cilindra gazi të vendosur pranë njëri-tjetrit dhe një shishe benzine midis tyre. Gjithashtu, ishte vendosur edhe një qiri.
Lini një Përgjigje