TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Gusht 2025, 11:03

Aksident tragjik në Athinë, makina shpërthen në flakë pas përplasjes; humb jetën shqiptari

Shkruar nga Pamfleti
Aksident tragjik në Athinë, makina shpërthen në flakë
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një shqiptar ka humbur jetën gjatë një aksidenti tragjik të ndodhur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në Greqi.

Sipas policisë lokale, automjeti që drejtohej nga 34-vjeçari Fabjan Koko, po udhëtonte në aksin Varis-Koropiu në zonën e Atikës Lindore kur për shkak të shpejtësisë së lartë doli nga rruga dhe u përplas me forcë në vitrinën e një dyqani.

Më pas, automjeti i të riut u përfshi nga flakët, ndërsa Koko nuk mundi të dalë nga automjeti duke humbur jetën.

Trupi i tij u dërgua në morgun e Athinës ndërsa policia rrugore po heton shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Aksident tragjik në Athinë, makina shpërthen në flakë

Lini një Përgjigje