TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Gusht 2025, 13:33

Plagoset me armë zjarri 30-vjeçarja në Shkodër

Shkruar nga Pamfleti
Plagoset me armë zjarri 30-vjeçarja në Shkodër
Plagoset me armë zjarri 30-vjeçarja në Shkodër

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Muriqan të Shkodrës, njofton policia.

E plagosura është 30-vjeçare, e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Edison Probatistaj raportohet se ka qëlluar Erisa Isufin për motive të dobëta.

"Në aksin rrugor “Muriqan-Shkodër”, shtetasi E. P., 34 vjeç, dyshohet se, për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri shtetasen E. I., rreth 30 vjeçe, e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar të këtij rasti.

Ndërkaq, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.", njofton policia.

 

plagoset me armë zjarri 30-vjeçarja në shkodër

Lini një Përgjigje