
Një aksident i trefishtë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Klos të Dibrës, brenda një prej tuneleve të ‘Rrugës së Arbrit”, ku si rezultat mbetën të plagosur dy persona, motër dhe vëlla.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 të mbrëmjes së sotme në fshatin Fshat, brenda në tunel dhe si shkak dyshohet parakalimi i gabuar i një prej mjeteve. Të plagosurit janë dërguar në spital fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
“Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti”, bëri me dije policia vendore.
Policia që ka shkuar në vendngjarje bëri edhe largimin e mjeteve të përfshira, për të liruar trafikun dhe shmangur ngjarje të tjera tek drejtuesit dhe udhëtarët.
Lini një Përgjigje