TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Gusht 2025, 20:08

Aksident i rëndë në aksin Levan- Mifol, makina përfundon në kanal; plagosen tre persona!  

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në aksin Levan- Mifol, makina përfundon
 
Një aksident i rëndë ka ndodhur disa minuta më parë në aksin e vjetër Levan- Mifol, në vendin e quajtur Ferras. Një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar i përmbysur në kanalin anësor.  

Si rezultat kanë mbetur të plagsur tre persona, të cilët janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po marrin ndihmën mjekësore. 

Ndërkohë që në vendngjarje ka mbërritur policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti. 

“Rreth orës 18:00, në fshatin Fshat, brenda në tunel, janë aksidentuar me njëri tjetrin tre automjete, me drejtues shtetasit L.R., K.A., dhe I.Z. Si pasojë e përplasjes së automjeteve, ka mbetur i dëmtuar shtetasi K.A së bashku me motrën e tij, të cilët janë transportuar në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

 

 

Lini një Përgjigje