TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Gusht 2025, 22:49

Benzi përplaset me Citroenin, një prej makinave përfundon në kanal

Shkruar nga Pamfleti

Benzi përplaset me Citroenin, një prej makinave përfundon në

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në aksin Fier-Levan, në vendin e quajtur “Kthesa e Azotikut”.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, një “Mercedes” dhe një “Citroen”. Si pasojë e përplasjes, njëri prej mjeteve ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.

Fatmirësisht nga ky aksident nuk raportohet për persona të lënduar.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Lini një Përgjigje