
Pas sherrit, dy të miturit janë dërguar me urgjencë në spital, por njëri prej tyre (14-vjeçari E.XH), nuk ka mundur t'iu mbijetojë plagëve të marra dhe fatkeqësisht ka ndërruar jetë
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Malqi, ku një 14 vjeçar ka humbur jetënn pas një konflikit me thika me një bashkëmoshatar.
Sipas informacioneve, dy 14 vjeçarët kanë goditur me thikë njëri-tjetrin në ambientet e një lokali në fshatin Pirg, duke plagosur njëri tjetrin.
Pas sherrit, dy të miturit janë dërguar me urgjencë në spital, por njëri prej tyre (14-vjeçari E.Xhejko), nuk ka mundur t'iu mbijetojë plagëve të marra dhe fatkeqësisht ka ndërruar jetë. 14-vjeçari tjetër, po merr ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë që në vendngjarje ka mbërritur policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
"Rreth orës 17:30, në fshatin Pirg, në ambientet e një lokali, ka ndodhur një konflikt dyshohet me mjet prerës (thikë) mes dy 14-vjeçarëve.
Si pasojë e plagëve të marra shtetasi E. Xh., 14-vjeç, ka ndërruar jetë në spital. 14-vjeçari tjetër autori i dyshuar i ngjarjes është shoqëruar në spital, për të marrë mjekim, dhe është nën mbikëqyrjen e Policisë.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes", njofton policia.
Kjo është një tjetër ngjarje tronditës, pas asaj të 14-vjeçarit, Martin Cani. Vrasja e Martin Canit ndodhi më 18 nëntor 2024 në Tiranë, nga një bashkëmoshatar vetëm 200 metra larg shkollës “Fan Noli” në Tiranë. Tre ditë më parë ata kishin pasur një konflikt brenda shkollës për motive banale, i cili në dukje u mbyll, por që i rindez sërish dhe përshkallëzoi me përdorimin e thikës.
Dy të miturit u takuan paradite në tualetet e shkollës, debatuan sërish por u ndanë nga roja e sigurisë. Pas mësimit, me shokët respektivë, u takuan jo shumë larg oborrit të shkollës, ku nisi një sherr që përfundoi me vrasjen e Martinit, plagosjen e shokut të tij dhe vetëplagosje të autorit me thikën e tij.
Pas ngjarjes autori e hodhi çantën me thikën në një ndërtesë të vjetër, e cila u gjet disa ditë më vonë dhe ekspertiza nxori se me të njëjtën thikë ishte goditur viktima dhe i plagosuri.
Lini një Përgjigje