TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Gusht 2025, 20:05

Detaje të reja nga vrasja e 14 vjeçarit në Maliq/ Dy të miturit u konfliktuan një ditë më parë, sot u takuan për të sqaruar 'muhabetin'!  

Shkruar nga Pamfleti

Detaje të reja nga vrasja e 14 vjeçarit në Maliq/ Dy të
Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja tragjike e ndodhur pasditen e sotme në Maliq, ku një 14-vjeçar mbeti i vrarë, pas sherrit me bashkmoshatarin i cili mbeti i plagosur.  

Moshet se E.Xhejo dhe E.Guri ishin konfliktuar një ditë më parë, teksa dita e sotme do rezultonte fatale për njërin prej tyre. Dy 14-vjeçaret u takuan në një lokal në fshatin Prig, në Maliq për të sqaruar muhabetin e sherrit të një dite më parë.

Gjatë takimit në lokal situata është përshkallëzuar në përdorimin e thikave, pas përleshjes 14-vjeçari E.Xhejo humbi jetën, ndërsa mbeti i plagosur E.Guri.  Ky i fundit është shoqëruar në spital, për të marrë mjekim, dhe është nën mbikëqyrjen e Policisë. 
 

Lini një Përgjigje