TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Gusht 2025, 20:43

Arrestohet në Itali shqiptari, u kap me mbi 1 kg drogë

Shkruar nga Pamfleti

Arrestohet në Itali shqiptari, u kap me mbi 1 kg drogë

Karabinierët e Strambinos në Itali arrestuan një 47-vjeçar shqiptar dhe denoncuan gruan e tij 38-vjeçare italiane si pjesë e një grupi që lidhet me trafikun e drogës në zonën e Liqenit Sirio.

Hetimi, i koordinuar nga Prokuroria e Ivreas, erdhi si pasojë e patrullimeve të intensifikuara në zonë këtë verë, gjatë të cilave disa individë ishin raportuar tashmë në Prefekturën e Torinos për përdorim droge.

Bastisja u zhvillua pasditen e 12 gushtit. Pas një bastisjeje në shtëpi, ushtria sekuestroi 117.1 gramë hashash, 862.4 gramë kokainë, peshore precize, materiale paketimi dhe 4,500 euro para të gatshme, që besohet të jenë të ardhura nga trafiku i drogës.

Shqiptari, i dyshuar për posedim me qëllim shitjen e narkotikëve, u transferua në burgun e Ivreas.

Bashkëshortja e tij me të cilën bashkëjetonte u akuzua për të njëjtin krim në gjendje të lirë.

Lini një Përgjigje