
Gjendet i pajetë 56-vjeçari, Pëllumb Toçi, i cili prej disa orësh po kërkohej nga forcat e policisë në qarkun e Elbasanit, pasi familja e tij kishte njoftuar humbjen e kontakteve.
Toçi u gjet i pajetë në kanionet e Gjinarit, ku dyshohet se ka rënë aksidentalisht. Ai kishte dalë për të kërkuar qenin që i ruante bagëtitë.
Pas disa orësh kërkime në terren qeni është gjetur në fshatin Pashtresh, por jo Pëllumb Toçi. Në kushte të tilla ka vijuar operacioni i kërkimit, ku u angazhua dhe ekipi i Kërkim Shpëtimit Malor, si dhe banorë të zonës.
Në orët e mbrëmjes u raportua se trupi i 56-vjeçarit u gjet në kanionet e Gjinarit.
Lini një Përgjigje