Tetë persona janë arrestuar nga policia e Maliqit për vrasjen e 14-vjeçarit Erald Xhejo nga bashkëmoshatari i tij, ngjarje e ndodhur pasditen e djeshme në një lokal në fshatin Pirg.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth dje orës 17:30 në fshatin Pirg në Maliq, ku një konflikt mes dy 14-vjeçarëve ka përfunduar tragjikisht. Sipas të dhënave paraprake, sherri ka ndodhur në ambientet e një lokali dhe dyshohet se është përdorur një thikë.
Enedio Guri ka vrarë me thikë 14-vjeçarin Erald Xhejo, teksa në rrjetet sociale publikonte foto me armë zjarri.
Për ngjarjen e rëndë mësohet se janë vënë në pranga 8 persona, mes tyre babai dhe xhaxhai i autorit që dyshohet se kanë fshehur armën e krimit.
"Maliq/Si rezultat i hetimeve të shpejta dhe profesionale, zbardhet dinamika e vrasjes së 14-vjeçarit, kryer dje, në fshatin Pirg.
Për këtë rast, Policia e Korçës arrestoi 8 shtetas:
-14-vjeçarin autor të dyshuar të vrasjes, i cili pas kryerjes së krimit, tentoi të largohej nga vendngjarja, me automjet;
-babanë dhe xhaxhanë e autorit të dyshuar, pasi fshehën mjetin prerës (thikë), me të cilin u krye krimi;
-4 të mitur, të pranishëm gjatë konfliktit mes 14-vjeçarëve, të cilët nëpërmjet deklarimeve në Polici, tentuan të pengojnë zbulimin e së vërtetës;
-një 34-vjeçar, gjithashtu i pranishëm gjatë konfliktit, i cili tentoi të largohet nga vendngjarja, në të njëjtin automjet me 14-vjeçarin.
Sekuestrohen mjeti prerës (thikë), automjeti me të cilin tentuan të largoheshin 2 shtetasit dhe 5 celularë.
Në vijim të veprimeve hetimore dhe policore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP-Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq dhe në drejtimin e Prokurorisë së Korçës, në lidhje me ngjarjen e djeshme, në fshatin Pirg, ku u vra me mjet prerës (thikë), një 14-vjeçar, dyshohet nga një bashkëmoshatar i tij, gjatë një konflikti për motive të dobëta, u vunë në pranga:
-shtetasi E. G., 14 vjeç, banues në fshatin Leminot, për veprat penale "Vrasja me dashje" dhe "Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt". 14-vjeçari u dëmtua lehtë, gjatë konfliktit. Ai mori asistencën e nevojshme mjekësore dhe la ambientet e spitalit, ditën e djeshme;
-shtetasit E. G., 44 vjeç dhe R. G., 44 vjeç, përkatësisht babai dhe xhaxhai i 14-vjeçarit, për veprën penale "Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës";
-4 të mitur, banues në fshatin Zvirinë, për veprat penale "Moskallëzimi i krimit" dhe "Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës";
-shtetasi F. Ç., 34 vjeç, banues në fshatin Leminot, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit".
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.", njofton policia.
Sipas fotove që po qarkullojnë në media, Guri përveçse pozave me armë zjarri dhe cigare, i shoqëronte me shkrime kërcënuese.
“Por shfaqem kur ty s’ta pret mendja”, shkruan në një foto teksa konsumon cigare.
Ndërsa në një foton tjetër ku në dorë mban një armë zjarri tip pushkë shkrun: “Mos më kërko un nuk vi”.
Ngjarja e rëndë u shënua pasditen e së enjtes në ambientet e jashtme të një lokali në fshatin Pirg. Dy të rinjtë dyshohet se kanë pasur një sherr të mëparshëm dhe ishin takuar për t’u sqaruar. Në vend të sqarimit përfunduan në përleshje fizike, ku u përdor fatalisht edhe arma e ftohtë. Autori mbeti i plagosur, por jo me mjet prerës.

Ai dyshohet të ketë shkuar i armatosur me thikë në lokal dhe pas mjekimit në spital u arrestua.Policia ka sekuestruar telefonat e dy të miturve për të zbardhur shkakun e mundshëm.
Sipas policisë autori dhe viktima kanë pasur konflikt më herët mes tyre, por ende mbetet e paqartë arsyeja.
Dy adoleshentët janë takuar për t’u sqaruar, por kanë debatuar mes tyre dhe më pas janë konfrontuar fizikisht.
Viktima ka humbur jetën si pasojë e goditjeve të marra me thikë.
Jashtë kamerave, tregojnë se autori i dyshuar njihet si një adoleshent "i lëvizshëm", i cili herë pas here shkakton probleme me bashkëmoshatarët.
Lini një Përgjigje