
Ervin Kaftiraj është arrestuar nga Antidroga e Tiranës gjatë një operacioni të zhvilluar në një restorant të njohur në periferi të kryeqytetit. Raportohet se gjatë arrestimit, uniformat blu i gjetën mbi 1 kilogram kokainë.
Sipas policisë, Kaftiraj ishte nën vëzhgim prej disa muaj nga policia, e cila monitoronte lëvizjet e tij. Ai është i njohur në Tiranë për aktivitetin e tij me makina me qira luksoze dhe mjete retro.
Agjentët e Antidrogës po vijojnë hetimet për të zbuluar personat e tjerë të përfshirë në këtë rrjet të trafikut të drogës.
Lini një Përgjigje