TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Shtator 2023, 12:26

Në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë, arrestohet në Vorë shkodrani me dy emra

Shkruar nga Pamfleti

Në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë,

30 vjeçari Arian Armani është arrestuar në Vorë, pasi ishte në kërkim për vrasje me dashje mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. Armani ka plagusur me armë Edis Reçajn në prill të një viti më parë.

Ndërkohë është shpallur në kërkim një shtetas tjetër, për përkrahje të autorit të krimit e moskallëzim krimi, i cili nuk iu bind urdhrave të Policisë gjatë ndërhyrjes, për të ndaluar.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 7 në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rrugore, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe ato që qarkullojnë me armë zjarri, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore për një shtetas në kërkim që qarkullonte i armatosur, me një automjet, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Wanted”.Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasit Arian Armani alias Eljfat Saljiu, 30 vjeç, banues në Shkodër. Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi E. L., 27 vjeç, banues në Shkodër.

Shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Fushë Krujë – Vorë, i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit të dyshuar me drejtues shtetasin E. L., dhe pasagjer shtetasin Arian Armani alias Eljfat Saljiu, por drejtuesi i tij nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë dhe ka vijuar lëvizjen në drejtim të Vorës. Gjatë ndjekjes, nga automjeti ka zbritur shtetasi Arian Armani alias Eljfat Saljiu, ndërsa drejtuesi i automjetit së bashku me automjetin janë larguar.

Shtetasi Arian Armani alias Eljfat Saljiu, ka tentuar të largohet dhe të fshihet në ambientet e një hoteli në Vorë, dhe falë veprimeve të shpejta të shërbimeve të Policisë, është bërë kapja e tij në ambientet e hotelit. Gjatë kontrollit në ambientin e hotelit ku ky shtetas ka tentuar të fshihej, u gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se 30-vjeçari i arrestuar, ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit Shkodër, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë, dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit”.

Vijon puna për kapjen e shtetasit E. L."-njofton policia. 

Lini një Përgjigje