TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Shtator 2023, 11:58

Lihet në burg Blerim Bullica që dhunoi policin dhe vëllain e tij, 29-vjeçari: Më lironi, nuk e njoh efektivin!

Shkruar nga Pamfleti

Lihet në burg Blerim Bullica që dhunoi policin dhe vëllain e tij,

 29-vjeçari Blerim Bullica i akuzuar se bashkë me 5 persona të tjerë, për shkak të një borxhi dhunuan efektivin e policisë Ervin Fanaj dhe vëllain e tij Bledar Fanaj në Kombinat, u la në arrest me burg nga Gjykata e Tiranës. Ai e ka mohuar autorësinë duke kërkuar lirimin nga qelia.

“Kam qenë duke fjetur gjumë kur policia mbërriti në shtëpinë time duke më arrestuar. Nuk kam asnjë lidhje me ngjarjen, nuk kam qenë i pranishëm, nuk e njoh efektivin që është dhunuar”, ka thënë ai.

Prokuroria arsyetoi se bazuar në veprimet e para hetimore, Bullica bashkë me familjarë e rreth shoqëror ka qenë i pranishëm në skenat e dhunës së mdodhur në Kombinat ndaj efektivit të policisë Ervin Fanaj dhe vëllait të këtij të fundit Bledar Fanaj.

Për këtë ngjarje, në kërkim vijojnë të jenë Besart Bulica, Shaban Bulica, Bekim Bulica, Benard Aliaj. 

blerim bullica dhunoi policin dhe vëllain e tij

Lini një Përgjigje